Ditën e djeshme, Egnatia ka njohur kundërshtarin e fazës së parë kualifikuese të UEFA Champions League. Shorti i ka vënë kampionët e Shqipërisë përballë moldavëve të FC Petrocub.
Megjithatë, sot do të hidhet shorti tjetër në orën 12:00, për minindarjen. Vlen të theksohet se në rast kualifikimi përballë Petrocub, për rrogozhinasit rrugëtimi nuk do të jetë aspak i lehtë.
Kjo për shkak se Egnatia ndodhet përsëri në vazon jofavorite dhe kundërshtarët e mundshëm janë shumë të fortë në letër.
KUNDËRSHTARËT E MUNDSHËM NË TURIN E DYTË:
Dinamo Zagreb (Kroaci)
Slovan Bratislava (Sllovaki)
Celje (Slloveni)
Omonia (Qipro)
Hapoel Beer Sheva (Izrael)
Fituesi i çiftit: Borac Banja Luka (Bosnjë Hercegovinë) / Levski Sofie (Bullgari)
