Kylian Mbappe
Franca e tregoi veten që në ndeshjen e parë të Botërorit 2026, ku fitoi 3 – 1 kundër Senegalit. Sulmuesi i “Gjelave”, Kylian Mbappe i dha “shuplakë” kritikëve, dopietë dhe protagonist.
Pas ndeshjes, ylli i sulmit të Francës, ka shpërndarë mesazh “kërcënues” për rivalët në Instagram. “Është gjithmonë e rëndësishme të fillosh me një fitore. Rruga përpara do të jetë e gjatë, por ne jemi gati”, ka shkruar Mbappe.
Dy ndeshjet e mbetura për transalpinët në Grupin I, janë kundër Irakut dhe Norvegjisë. Spanja së bashku me Francën, janë dy kombëtaret e mëdha favorite për t’i shkuar deri në fund këtij kompeticioni.
View this post on Instagram
Poll
