Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Nga Kupa e Botës me “Seleçaon” te Champions League te Barcelona, legjenda e Brazilit “tradhton” popullin e tij për Messin (POSTIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Kupa e Botës me “Seleçaon” te Champions League te
Rivaldo, Ronaldinho, Ronaldo "Fenomeni" dhe Leo Messi

Paraqitja “anormale” e Leo Messit me Argjentinën kundër Algjerisë në Kupën e Botës, ka bërë “zhurmë” kudo. Legjenda e Barcelonës dhe Brazilit, Rivaldo, ka mbetur i “mahnitur” nga rendiment i treguar nga 38-vjeçari argjentinas, aq sa t’i kushtoi një postim special në Instagram Messit.

“Urime Leo Messi për ndeshjen e shkëlqyer dhe tre golat e shënuar. Arritja e shifrës së 16 golave ​​në Kupat e Botës, duke barazuar rekordin e Kloses, është diçka për shumë pak njerëz.

Je një lojtar i jashtëzakonshëm në fushë dhe vazhdon të shkruash kapituj të paharrueshëm në historinë e futbollit. Zoti të vazhdojë të bekojë jetën, familjen dhe karrierën tënde.

Dhe, mbi të gjitha, falënderoje gjithmonë Zotin që të ka dhënë shëndet, talent dhe mundësinë për të vazhduar të magjepsësh botën me futbollin tënd. Ai të vazhdojë të udhëheqë hapat e tu dhe të bekojë çdo moment të udhëtimit tënd”, ka shkruar Rivaldo.

Rivaliteti në Amerikën Latine është shumë i madh mes shteteve, më shumë akoma kur i refrohemi futbollit. Nuk mungojnë komentet ku e identifikojnë Rivaldon si “tradhtar”, pas këtij veprimi.

Në karrierën si futbollist, ish-lojtari brazilian ka fituar Kupën e Botës më 2002, sikurse gjithçka me Barcelonën mes viteve 1997-2002, pa harruar “Topin e Artë”.       

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Rivaldo Ferreira (@rivaldo)

Poll

Lexo gjithashtu