Portieri i Kepit të Gjelbër, Josimar Jose Evora Dias është kthyer në kryefjalë në Botërorin e 2026. 40-vjeçari ia doli të mbajë portën e paprekur kundër Spanjës, ndeshja e parë në Grupin H.
Edhe pse iberikasit e goditën portën e mbrojtur nga Josimar Jose Evora Dias, i njohur gjerësisht si Vozinha, nuk ia dolën ta mposhtnin “plakushin” në asnjë rast.
Lidhja e protagonistit në fjalë me Shqipërinë nuk është krejtësisht e “panjohur”. Në sezonin 2021-2022, portieri i Kepit të Gjelbër bënte pjesë te ekipi qipriot i AEL Limasol, ku u përballën me Vllazninë e Shkodrës, raundi i dytë i Conference League (skuadra shkodrane i humbi të dyja ndeshjet).
Madje më datën 29 shtator, sfida u mbajt në “Loro Boriçi” ku Vozinha ishte titullar në katërkëndësh te ekipi qipriot.
