Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

“Mjaft u fshehët!” Ronaldo i “heq kapelen” Leo Messit pas shfaqjes “monstruoze” në fitoren e Argjentinës: Nuk më surprizon më, sa herë shkel në fushë bën...

Shkruar nga NEWSPORT
“Mjaft u fshehët!” Ronaldo i “heq kapelen” Leo
Ronaldo (fenomeni) dhe Leo Messi

Performanca e Leo Messit me tri golat e shënuar në ndeshjen fituar nga Argjentina përballë Algjerisë, zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe e vlefshme për grupin J, nuk ka mbetur pa u vlerësuar edhe nga një tjetër legjendë braziliane dhe fjala është për Ronaldo (fenomenin).

“Pleshti” e parakaloi në renditjen e përgjithshme të golashënuesve më të mirë në historikun e Kupës së Botës, duke barazuar legjendarin gjerman Miroslav Klosen me 16 gola për kokë secili.

Sipas ish numrit 9-të, e gjithë bota duhet ta pranojë tashmë e të mos fshihet që sulmuesi argjentinasi është më i miri që ka parë në fushë vetë historia.

“Rekordet janë bërë për t’u thyer dhe personi që e theu atë nuk po i surprizon më tifozët e futbollit në mbarë botën. Argjentina momentalisht kampionja në fuqi e kësaj gare. Sa herë shoh Messin në fushë, gjithçka tjetër bëhet kaq historike dhe me elegancë. Është koha që bota të mos fshihet dhe të pranojë faktin që ai është më i miri.

Ai vazhdon të performojnë në çdo sezon si dhe në Kupën e Botës. Ishte një natë e paharrueshme që do të mbetet përgjithmonë në histori”, është shprehur Ronaldo Nazairo.  

Poll

Lexo gjithashtu