Portugalia do të përballet me Republikën Demokratike të Kongos, në duelin e vlefshëm për raundin e parë të grupit K. Ky takim do të zhvillohet në stadiumin "NRG" të[ Houston" dhe do të nisë prej orës 19:00.
Dy trajnerët e të dyja skuadrave, Roberto Martinez dhe Sebastien Desabre, kanë vendosur për 11-shen e formacionit që do të zbresin në fushën e lojës që prej minutës së parë.
Nga ana e "Luzitanëve", Cristiano Ronaldo do të udhëheqë grupin e tij në atë çfarë konsiderohet si paraqitja e tij e 6-të historike në Botëror, teksa rivalët modestë do të vijnë me një formacion tipik mbrojtës për të kërkuar një rezultat "surprizë" përballë një prej pretendentëve të turneut.
FORMACIONET ZYRTARE:
PORTUGALI (4-2-3-1): Costa; Cancelo, Araujo, Veiga, Mendes, Neves, Vitinha, Silva, Fernandes, Neto, Ronaldo. Trajner: Roberto Martinez.
REPUBLIKA DEMOKRATIKE E KONGOS (5-3-2): Mpasi-Nzau; Wan-Bissaka, Mbemba, Tuanzebe, Kapuadi, Masuaku, Moutoussamy, Mukau, Kayembe, Bakambu, Wissa. Trajner: Sebastien Desabre.
