Tirana
Duket se Tirana e ka gjetur trajnerin e ri. Burime për “Newsport.al” bëjnë me dije se “timonieri” i ri është zgjedhur nga drejtuesit bardheblu dhe prezantimi i tij pritet në ditët në vazhdim.
Për shkak të procedurave të mbetura, të njëjtat burime nuk preferuan të zbulojnë emrin, por u mjaftuan duke treguar se do të jetë boshnjak. Klubi më i titulluar në Shqipëri, markë e futbollit shqiptar, duket se këtë radhë do t’i besojë një “timonieri” nga Bosnje Hercegovina.
Ndërkohë që emri pritet me shumë entuziazëm, për të parë se cili trajner do të jetë pasuesi i Orges Shehit. Kujtojmë se ky i fundit u largua pasi përmbushi “misionin” e mbijetesës, duke vazhduar karrierën te Prishtina.
Poll
