Egnatia
Egnatia ka njohur ditën e sotme edhe kundërshtarin e fazës së dytë kualifikuese të UEFA Champions League, në rast se kalon moldavët e FC Petrocub. Në rast kualifikimi, shorti vendosi rrogozhinasit përballë Celje.
Këta të fundit mbeten një kundërshtar i vështirë dhe vijnë në fazën e dytë të Ligës së Kampionëve me 3 tituj në Slloveni dhe dy Kupa. Ndërkohë që sezonin e shkuar arritën deri në 1/8-at e UEFA Conference League.
Kjo nuk është hera e parë që Celje përballet me klub shqiptar. Sezonin e shkuar sllovenët u përballën me Dritën e Gjilanit në Conference League, duke fituar të dy ndeshjet me shifrat 3-2.
Poll
