Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

EKSKLUZIVE/ Gjithnjë e më larg Vllaznisë, rivalët e shkodranëve futen “all-in” për shërbimet e Sherif Kallakut

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Gjithnjë e më larg Vllaznisë, rivalët e
Sherif Kallaku

Edhe pse ka kontratë me Vllazninë deri në verën e vitit 2027-të, e ardhmja e mesfushorit ofensiv Sherif Kallaku është gjithmonë e më larg klubit shkodran.

Newsport.al” mëson se Teuta e drejtuar nga trajneri Edlir Tetova është shumë e interesuar për shërbimet e 28-vjeçarit dhe janë gati të bëjnë gjithçka për ta marrë në gjirin e tyre.

Kallaku konsiderohet lider në ekip dhe “oksigjen” në lidhjen mes fazave. Nëse klubi durrsak ia del ta transferojë, do të ishte goditja më e madhe në merkaton e verës në Superiore.

Në edicionin që lamë pas, u pa në fushë përgjatë 41 ndeshjeve në të gjitha kompeticionet, e përkthyer me 5 gola dhe 5 asiste. Sipas “Transfermarkt”, vlera e protagonistit në fjalë arrin deri në 550 mijë euro.        

Poll

Lexo gjithashtu