Nermin Basic
Siç raportoi pak “Newsport.al” pak orë më parë, Tirana ka gjetur trajnerin e ri dhe ai do të jetë boshnjak. Bëhet fjalë për Nermin Basic, i cili së fundmi ka mbajtur rolin e drejtorit teknik te klubi afrikano-jugor, TS Galaxy FC.
Ndërkohë karrierën e tij si trajner, 42-vjeçari nga Bosnje Hercegovina e ka nisur te skuadra e Travnik. Më vonë ka drejtuar edhe ekipe si NK Jajce, Simin Han, NK Radomlje, ND Gorica dhe Zeljeznicar.
Përveç punës si drejtor teknik së fundmi, Basic ka punuar më parë edhe si drejtor sportiv. Ai e ka mbajtur këtë rol te klubi slloven, NK Radomlje nga qershori i 2021-shit deri në dhjetor të po atij viti.
Poll

