Elbasani
Kristi Qose nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Elbasanit. Mesfushori 31-vjeçar dhe klubi i Superiores kanë rënë dakord për t’i dhënë fund bashkëpunimit mes tyre.
Është vetë Qose që ka njoftuar largimin nga “verdheblutë”. Kujtojmë se mesfushori u bashkua me Elbasanin në verën e vitit 2024, pasi mbylli aventurën me Kosice.
“Faleminderit për këto 2 vite. Dy vite me shumë kujtime, emocione, sakrifica dhe momente që do t’i mbaj gjithmonë me vete. Jam krenar që kam qenë pjesë e kësaj familje.
Falënderoj të gjithë shokët e ekipit, tifozët dhe çdo person që më ka mbështetur gjatë kësaj kohe. Ju uroj vetëm suksese dhe gjithmonë do të kem respekt për këtë klub”, shkruan Qose.
"Story" i Kristi Qoses
Poll
