Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Short “ferri” nëse kalojnë raundin e parë, Vllaznia, Elbasani dhe Dinamo mësojnë kundërshtarët e mundshëm! Zbulohet edhe “skenari” i Egnatias

Shkruar nga NEWSPORT
Short “ferri” nëse kalojnë raundin e parë, Vllaznia,
Vllaznia, Elbasani, Dinamo në Conference League

Skuadrat shqiptare kanë mësuar kundërshtarët e mundshëm në raundin e dytë kualifikues të UEFA Conference League, nëse arrijnë të sigurojnë kualifikimin nga ndeshjet e raundit të parë.

Vllaznia, në rast se eliminon Malishevën, do të përballet me skuadrën skoceze Hibernian FC në raundin e dytë të kompeticionit. AF Elbasani, nëse kalon BATE Borisov, do të luajë ndaj ekipit zviceran FC Sion.

Ndërkohë, Dinamo City, në rast se eliminon Astanën, do të përballet me fituesin e çiftit FC Sheriff – NK Aluminij. Sakaq, Egnatia, nëse nuk arrin të kalojë Petrocubin në raundin e parë kualifikues të UEFA Champions League, do të vazhdojë rrugëtimin europian në raundin e dytë të UEFA Conference League.

Në këtë skenar, kampionët e Shqipërisë do të përballeshin me humbësin e çiftit FK Borac Banja Luka – PFC Levski Sofia. Ndeshjet e raundit të dytë kualifikues të UEFA Conference League do të zhvillohen më 23 dhe 30 korrik.

Poll

Lexo gjithashtu