Besa ka zyrtarizuar afrimin e radhës në këtë merkato dhe bëhet fjalë pikërisht për Manfredas Ruzgis. Sulmuesi i cili mbylli aventurën e tij të fundit me klubin e Vorës në Superiore, do të vazhdojë të qëndrojë në Shqipëri, por këtë herë në Kategorinë e Parë.
Janë vetë kavajasit që e kanë njoftuar këtë "goditje" përmes një postimi në rrjetet sociale, duke i shtuar organikës një tjetër futbollist me potencial në fazën sulmuese.
29-vjeçari spikati me Vorën në kampionatin shqiptar, ku fillimisht u bë protagonist në Kategorinë e Parë me 24 golat e shënuar në 30 paraqitje, por këtë sezon që lamë pas mbeti në "hije" për shkak të dëmtimit dhe konkurrencës.
Ruzgis do të provojë të fitojë vlerat e tij këtë herë me verdhezinjtë e Besës të cilët kërkojnë ngjitjen në elitë në sezonin e ardhshëm.
POSTIMI:
"Manfredas Ruzgis verdhezi.
Ju njoftojme se kemi arritur marreveshje me sulmuesin Manfredas Ruzgis, i cili bashkohet me ne për aventurën e re në futbollin shqiptar.
Ruzgis vjen pas aventurës me Vorën në Superligë dhe pritet të jetë një vlerë e shtuar për ekipin tonë."
View this post on Instagram
