Një skandal ka tronditur Kupën e Botës 2026. Sulmuesi i Bregut të Fildishtë, Elye Wahi është arrestuar nga policia franceze për mashtrim të organizuar dhe korrupsion sportiv.
Wahi i cili luan për Nice në Francë dyshohet se mori një kartontë verdhë në ndeshjën kundër Metz, me qëllim që të favorizonte baste të paligjshme. Ai u arrestua nga autoritete në Francë me 29 maj, por u la i lirë pas marrjes në pyetje.
Hetimi për Wahi vazhdon të jetë i hapur pavarësisht se lojtari udhëtoi me kombëtaren dhe luajti si titullar në fitoren 1-0 të Bregut të Fildishtë kundër Ekuadorit. Ndeshja e radhës për Bregun e Fildishtë luhet në Kanada dhe ky shtet mund t’i bllokojë hyrjen për shkak të rregullave të rrepta ndaj personave nën hetim penal.
