Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Ronaldo humb "orbitat" drejt golit, sulmuesi portugez nuk shënon që prej... 1 viti

Shkruar nga NEWSPORT
Ronaldo humb "orbitat" drejt golit, sulmuesi portugez nuk shënon
Cristiano Ronaldo

Portugalia e ka nisur Kupën e Botës 2026 me një barazim 1-1 ndaj Republikës Demokratike të Kongos. Një ndeshje e cila nuk ishte në lartësinë e duhur nga ana e “luzitanëve”, me fazën ofesive e cila nuk mundi dot të gjente golin e fitores.

Ekipi portugez regjistroi vetëm shtatë goditje gjatë gjithë takimit, një statistikë që përbën nivelin më të ulët të tij në një ndeshje të Botërorit që prej vitit 2002. Ky fakt ka ngritur shqetësim për formën e repartit të sulmit duke pasur parasysh se portugezët do t'i duhet të ndeshen me ekipe më të vështira se Kongo.

Në qendër të kritikave është dhe Cristiano Ronaldo,i cili nuk po kalon një periudhë të mirë me golin. Sulmuesi ka regjistruar tashmë 10 ndeshje radhazi pa shënuar në kompeticionet madhore me Portugalinë, përfshirë Botëror dhe Europian , ku ndeshja e fundit në të cilën ka shënuar është në vitin 2025 kundër Gjermanisë në Natios League.

Gjatë kësaj kohe Ronaldo ka tentuar 33 goditje drejt portës, 11 prej tyre në kuadrat, por pa arritur të gjejë golin. Statistikat ngrenë pikëpyetje mbi formën e Portugalisë në fazën ofensive dhe pritet reagim në ndeshjet e ardhshme të grupit.

Poll

Lexo gjithashtu