Henry Marku është futbollisti më i ri i Besës së Kavajës. 26-vjeçari vendosi që të mbyllte aventurën me Tiranën në Superiore, për të nisur një rrugëtim të ri në Kategorinë e Parë.
Për Markun, ky është një rikthim në ligën e dytë në Shqipëri për nga rëndësia. Kjo pasi nga vitit 2022 deri në vitin 2024, mbrojtësi ka mbajtur veshur fanellën e ekipit të Korabit.
Kujtojmë se 26-vjeçari e ka nisur karrierën në Angli me skuadra si Oxhey Jets, Wingate FC dhe New Salamis. Ndërsa në vitin 2021 erdhi në Shqipëri ku ka luajtu për Elbasanin, Korabin e Tiranën.
Ky është afrimi i katërt zyrtar për ekipin e Besës, e cila tashmë shihet si pretendente për t’u ngjitur në Superiore, e gjitha kjo falë merkatos. Fatmir Prenga, Suleiman Danladi dhge Manfredas Ruzgis janë bashkuar me “verdhezinjtë” më herët.
View this post on Instagram
