Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ Largim i papritur nga Flamurtari, mesfushori titullar prezantohet te “verdheblutë”

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Largim i papritur nga Flamurtari, mesfushori titullar prezantohet te
Skuadra e Flamurtarit, edicioni 2025-2026

Bangaly Diawara nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Flamurtarit. Mesfushori 23-vjeçar ka vendosur të largohet nga ekipi vlonjat, për të nisur një aventurë të re me FC Koper në Slloveni.

ZYRTARE/ Largim i papritur nga Flamurtari, mesfushori titullar prezantohet te
Bangaly Diawara

Me “verdheblutë”, Diawara ka firmosur një kontratë 2-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2028. Një largim i papritur ky nga Flamurtari, që sigurisht vjen pas rënies në Kategorinë e Parë.

Në sezonin që lamë pas, futbollisti nga Bregu i Fildishtë mori pjesë në 32 ndeshje. Ai ia doli që të gjente në katër raste rrugën e rrjetës, teksa numëron edhe 2 asiste.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FC Koper (@fckoper)

Poll

Lexo gjithashtu