Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ Besëlidhja godet në merkato, vjen firma me ish-mbrojtësin e Atleticos

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Besëlidhja godet në merkato, vjen firma me
Jesus Manuel Zabala Guillin

Jesus Manuel Zabala Guillin është futbollisti më i ri i Besëlidhjes. Mbrojtësi i krahut të majtë vendosi të mbyllte aventurën e tij me Tërbunin, për të nisur një rrugëtim të ri me lezhjanët në Kategorinë e Parë.

“Jesus Manuel Zabala Guillin është zyrtarizimi i fundit për klubin tonë. Kolumbiani Zabala luan në repartin difensiv”, shkruan ndër të tjera klubi i Besëlidhjes në rrjetet sociale.

Kujtojmë se 25-vjeçari kolumbian para se të vinte në Shqipëri, ka luajtur në vendlindje. Ai është aktivizuar për ekipe si Atletico Nacional, Fortaleza dhe Llaneros FC.

Poll

Lexo gjithashtu