Anis Mehmeti
Gary O'Neil do të jetë trajneri i ri i Ipswich Town. Tekniku 43-vjeçar ka vendosur të mbyllë aventurën e tij në Francë me Strasbourg, për të nisur një të re në Premier League angleze.
Kështu, anglezi do të jetë trajneri i ri i sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Anis Mehmetit. Gjithçka është e kryer mes O’Neil dhe klubit të Ipsëich, ndërsa pritet vetëm plotësimi i dokumenteve.
Kujtojmë se 43-vjeçari ka punuar më parë si ndihmës trajner te Borunemouth dhe Liverpool U23. Ndërsa te Bournemouth e nisi karrierën si trajner i parë, e më vonë ka drejtuar Wolves dhe Strasbourg.
View this post on Instagram
Poll
