Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Transferim te Real Madrid?! Rodri e thotë hapur: Do të shohim se çfarë..

Shkruar nga NEWSPORT
Transferim te Real Madrid?! Rodri e thotë hapur: Do të shohim se
Rodri

Mesfushori i Manchester City, Rodri, ka ndezur spekulimet e merkatos pasi nuk e ka përjashtuar mundësinë e një transferimi te Real Madrid në të ardhmen.

Gjatë një deklarate me kombëtaren spanjolle, fituesi i “Topit të Artë” u pyet për interesimin e madrilenëve, por shmangu një përgjigje të prerë. “Tani jam i fokusuar te Kupa e Botës dhe më pas do të shohim çfarë do të ndodhë”, u shpreh Rodri, duke lënë të hapur derën për një lëvizje të mundshme. 

Prej muajsh, emri i 29-vjeçarit është lidhur me një rikthim në Spanjë. Vetë Rodri ka pranuar më herët se “nuk mund t’u thuash jo klubeve më të mira në botë”, deklaratë që u interpretua si një sinjal pozitiv për Real Madridin. 

Interesimi i klubit madrilen është shtuar sidomos pas largimit të figurave të rëndësishme nga mesfusha në vitet e fundit, ndërsa Rodri konsiderohet profili ideal për të sjellë ekuilibër dhe eksperiencë në qendër të lojës. 

Megjithatë, një transferim mbetet i vështirë. Rodri ka kontratë me Manchester City-n deri në vitin 2027 dhe drejtuesit anglezë nuk janë të gatshëm të heqin dorë lehtësisht nga një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës. 

Poll

Lexo gjithashtu