Tijjani Reijnders, Rodri & Abdukodir Khusanov
Abdukodir Khusanov do të vazhdojë që të jetë pjesë e Manchester City-t. Qendërmbrojtësi 22-vjeçar dhe klubi i Premier League angleze, kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin mes tyre.
Kështu uzbeku ka firmosur kontratën e re, e cila e mban të lidhur me “Qytetarët” deri në verën e vitit 2031. Atij i është premtuar që do të jetë pikë kyçe e ekipit, në projektin e ri me trajnerin Enzo Maresca.
Kujtojmë se Khusanov u bashkua me City-n në janar të vitit 2025. Asokohe, klubi anglez shpenzoi 40 milionë euro për mbrojtësin që deri atëherë ishte “anonim”, por u kthye në yll.
View this post on Instagram
Poll
