Përmes një postimi të paqëllimshëm në rrjetet sociale, legjenda e Liverpool, Keeny Dalglish ka zbuluar sëmundjen e rëndë që vuan, kancer, pas konfirmimit të diagnozës.
75-vjeçari nga Skocia ka reaguar për herë të parë në lidhje me këtë situatë. “Siç e ka treguar postimi im i paqëllimshëm në rrjetet sociale, aktualisht po i nënshtrohem trajtimit për kancer.
Ndryshe nga përdorimi im i telefonit celular, trajtimi po shkon mire. Idealisht, kjo do të kishte mbetur private, sepse kështu duhet të jetë, por aftësitë e mia të padobishme teknologjike më kanë detyruar”, është shprehur Dalglish.
Si futbollist, Kenny Dalglish fitoi 34 trofe, saktësisht 25 me Liverpool dhe 9 me Celtic. Por kjo nuk është e gjitha. Protagonisti në fjalë numëron edhe 12 medalje fituesi si trajner, 46 në total.
View this post on Instagram
