Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VOLEJBOLL

Shërbeu si “mentor” dhe u shpallën kampionë te Dinamo, ish-volejbollistja mesazh të ndjerë për vdekjen e legjendës Kreshnik Tartari

Shkruar nga NEWSPORT
Shërbeu si “mentor” dhe u shpallën kampionë te
Ish-lojtare të Dinamos dhe gazetari Dëfrim Methasani, duke nderuar legjendën Kreshnik Tartari

Ish-volejbollistja e Dinamo, Ira Kurti, i ka kushtuar një postim të ndjerë për vdekjen e legjendës Kreshnik Tartari, i cili la një “trashëgimi” të madhe te “blutë” e kryeqytetit.

“Dje, ekipi i vajzave të Dinamos kampione, humbi trajnerin e viteve të arta, Kreshnik Tartarin! Para një muaji kishim humbur një shoqe të fillimeve të volejbollit, Mira Dreni (Konomi).

Sot, në pallatin e sportit në Farkë, u zhvilluan ndeshje për kupën ‘Mira Dreni’ me moton ‘luajmë për ty’, organizuar nga shoqja jonë Mira Podgorica (trajnere në Romë, Itali), në bashkëpunim me klubin Dinamo, ku u nderua shoqja jonë Mira Dreni dhe trajneri Kreshnik Tartari”, ka shkruar Ira Kurti.

Tartari, ka shërbyer si “mentor” për rritjen profesionale të ish-volejbollistes Kurti, ku e mori në ekipin e Dinamos nga klasa e 7-të dhe fituan titullin kampion me “blutë” e kryeqytetit.      

Poll

Lexo gjithashtu