Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VOLEJBOLL

ZYRTARE/ Partizani “godet” në merkato, vjen firma me anësorin kolumbian

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Partizani “godet” në merkato, vjen firma me
Miguel Pabon

Klubi i Partizanit në volejboll, ka bërë një goditje të rëndësishme në merkato. Ekipi i kuq, ka përforcuar organikën me Miguel Pabol, volejbollistin me origjinë nga Kolumbia e largët.

Pabon është 22-vjeç, ndërkohë që në fushë pozicionohet si “shuter” anësor. Sipas njoftimit të klubit kryeqytetas, kolumbiani shihet si një përforcim ideal për ekipin dhe se debutimi do të vijë shumë shpejt.

NJOFTIMI:

Partizani ka kënaqësinë të njoftojë përforcimin e rradhës në skuadër! Miguel Pabon, volejbollisti i përfaqësues Kolumbiane i bashkohet kampionëve të Shqipërisë deri në fund të sezonit. Pabon, 22 vjeç, luan në pozitat e shuterit anësor dhe pritet të debutojë në eliminatoret e Kupës së Shqipërisë, të cilat për Partizanin nisin javën e ardhshme! Klubi i kuq i uron mirëseardhjen lojtarit më të ri!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Partizani Volleyball Team (@partizanivolley.official)

Poll

Lexo gjithashtu