Klubi i Tiranës në volejboll ka bërë një tjetër lëvizje në merkato. Një afrim i rëndësishëm për bardheblutë, të cilët këtë herë kanë firmosur me italianin, Giacomo Conte.
Është vetë KS Tirana, e cila ka komunikuar në rrjetet sociale akordin me shtatlartin “azurr”. Conte do të jetë pjesë e kryeqytetasve për pjesën e mbetur të sezonit, duke përforcuar organikën.
NJOFTIMI:
Klubi Sportiv Tirana njofton zyrtarisht afrimin e lojtarit Italian Giacomo Conte në ekipin e volejbollit të meshkujve. Conte i bashkohet bardh e bluve për pjesën e mbetur të sezonit, duke sjellë me vete eksperiencë dhe energji të re në skuadër. Me këtë afrimi, klubi synon të forcojë më tej grupin dhe të vazhdojë rrugëtimin drejt objektivave të sezonit. Mirë se erdhe në familjen bardh e blu, Giacomo Conte!
