Shqipëria e volejbollit për vajzat është përballur me një tjetër humbje në parket, në sfidat e grupit të Ligës së Europës 2026. Këtë herë, vajzat kuqezi janë mposhtur nga Rumania me rezultatin 0-3, duke shënuar një tjetër rezultat zhgënjyes.
Kundërshtarët krijuan një superioritet të duksshëm, duke treguar përgjatë gjithë takimit rrezik konstant, çfarë u reflektua dhe në shifrat në bazë të seteve.
Në të parin, rumunet shkuan në shifrat 25-16, teksa në vazhdim 25-17. Fraksioni i tretë dhe ai përmbyllës konfirmoi “ngërçin” psikologjik të vajzave të cilat nuk morën më shumë se 7 pikë.
Kujtojmë se përballjen e radhës, Shqipëria do ta ketë ndaj Malit të Zi, ndërsa më datat 19 dhe 21 qershor, do të gjejë përballë Suedinë dhe Austrinë. Një shans më shumë për vajzat për të hedhur pas krahëve momentin negativ dhe për të treguar vlerat e tyre të vërteta në parket.
