Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VOLEJBOLL

Jeta mes universitetit, sportit dhe politikës, Artan Pogoni, ikona e volejbollit që u nda sot nga jeta

Shkruar nga NEWSPORT
Jeta mes universitetit, sportit dhe politikës, Artan Pogoni, ikona e
Artan Pogoni

Dita e sotme ishte e trishtë për sportin shqiptar e kryesisht volejbollin, për shkak të ndarjes nga jeta të ikonës Artan Pogoni. Ish-trajneri i volejbollit u nda nga jeta sot në Vlorë, për shkak të një arresti kardiak, duke lënë pas dhimbje të madhe.

Por kush ishte Artan Pogoni, akademiku dhe njeriu që la shenjë në botën e sportit në Shqipëri?

Artan Pogoni lindi më 20 mars 1972 në Tiranë. Gjatë karrierës së tij si sportist, ai luajti volejboll me ekipin e Dinamos. Në moshën 25-vjeçare nisi rrugëtimin si trajner volejbolli, fillimisht me ekipin Studenti dhe më pas me Dinamon. Për një periudhë ka drejtuar edhe ekipin Kombëtar të vajzave, ndërsa për shumë vite ka qenë trajner i ekipit të volejbollit në një universitet privat në Tiranë, ku njëkohësisht ushtronte edhe profesionin e pedagogut.

Profesor universitar dhe Doktor i Shkencave, Artan Pogoni zotëronte një formim të pasur akademik, të përforcuar nga katër diploma universitare. Veprimtaria e tij profesionale u përqendrua në shkencat sportive, me interes të veçantë për rekreacionin sportiv dhe metodologjinë e stërvitjes.

Në fushën e kërkimit shkencor, kontributi i tij ishte i fokusuar kryesisht në stërvitjen sportive, volejbollin dhe rekreacionin sportiv. Ai la gjurmë në literaturën akademike përmes 12 botimeve shkencore dhe 2 teksteve mësimore, të cilat përdoren si materiale referuese nga studentë dhe profesionistë të fushës. Këto punime kanë ndihmuar në zhvillimin dhe pasurimin e aspektit teorik e praktik të shkencave sportive në Shqipëri.

Përveç angazhimit akademik dhe sportiv, Pogoni ishte edhe komentator i njohur i aktiviteteve të volejbollit, duke marrë pjesë shpesh në studio televizive për të analizuar dhe komentuar zhvillimet sportive. Ai ka mbajtur gjithashtu detyrën e drejtuesit të Departamentit të Sportit në Partinë Demokratike, ku ka qenë i angazhuar edhe në jetën politike.

Poll

Lexo gjithashtu