Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VOLEJBOLL

ZYRTARE/ Tirana u beson ende aftësive të tij, lezhjani firmos kontratën e re me bardheblutë

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Tirana u beson ende aftësive të tij, lezhjani firmos
Julian Talaj

Julian Talaj do të vazhdojë që të jetë pjesë e ekipit të volejbollit të Tiranës për meshkujt. Volejbollisti 26-vjeçar dhe klubi bardheblu, kanë rënë dakord për të vazhduar bashkëpunimin mes tyre.

Lezhjani do të jetë pjesë e Tiranës edhe për një tjetër sezon, pra atë 2026/2027. Ndërkohë që me bardheblutë u bashkua në vitin 2021, duke u kthyer në lider për ekipin përgjatë kësaj periudhe.

Kujtojmë se Talaj e ka nisur karrierën te Vllaznia e Shkodrës, teksa në fushë mban rolin e “middle blocker”. Lajmin për rinovimin e tij, e ka bërë të ditur vetë Klubi shumësportësh Tirana.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Klubi Sportiv Tirana (@klubisportivtirana)

Poll

Lexo gjithashtu