Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VOLEJBOLL

ZYRTARE/ Tirana “blindon” ekipin për sezonin e ardhshëm, vjen firma me lideren e parketit

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Tirana “blindon” ekipin për sezonin e ardhshëm,
Luljeta Stermilla

Luljeta Stermilla do të vazhdojë që të jetë pjesë e ekipit të volejbollit të Tiranës. Volejbollistja ka firmosur kontratën e re me bardheblutë, e cila është e vlefshme deri në fund të sezonit 2026-2027.

Kështu, Tirana do ta ketë përsëri në organikë Luljeta Stermillen, e cila cilësohet lojtare kyçe. Kujtojmë se karrierën e saj e ka nisur te Korabi, ndërsa më vonë është aktivizuar edhe me Barletin.

Nga viti 2023 e deri më sot është pjesë e Tiranës, duke u kthyer në protagoniste si “middle-blocker”. Rinovimin e saj e ka njoftuar Klubi Shumësportësh Tirana në rrjetet sociale.  

Poll

Lexo gjithashtu