
Klubi i Volejbollit të Tiranës është përforcuar me rikthimin e një prej lojtarëve. Bëhet fjalë për Kreshnik Malajn i cili është rikthyer në skuadrën e bardhebluve.
Lajmin e ka bërë të ditur Klubi Shumësportësh i Tiranës me një postim në rrjetet sociale. Kreshnik Malaj rikthehet tek Tirana pas një aventurë në skuadrën e Teutës.
Njoftimi zyrtar i Klubit Shumësportësh Tirana:
ZYRTARE | Kreshnik Malaj rikthehet te Tirana!
Klubi i Volejbollit Tirana ka kënaqësinë të njoftojë rikthimin e shtatlartit Kreshnik Malaj në familjen bardheblu!
Qendër me përvojë, Kreshniku rikthehet pas shumë vitesh në shtëpinë e tij, pas një karriere të suksesshme me ekipet e Studentit, Partizanit dhe Teutës. Për vite me radhë, ai ka qenë një pjesë e rëndësishme edhe e Kombëtares Shqiptare.