Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Humbja “deklasuese” nga Anglia nuk ia zbeh shkëlqimin, sulmuesi i Francës hyn në historinë e Botërorit dhe parakalon Pelen

Shkruar nga NEWSPORT
Humbja “deklasuese” nga Anglia nuk ia zbeh shkëlqimin, sulmuesi
Dayot Upamecano, Kylian Mbappe dhe Michael Olise

Michael Olise ishte absolutisht ndër protagonistët e Francës, edhe pse “Gjelat” pësuan një disfatë të rëndë me rezultatin 4-6 nga Anglia në finalen për vendin e tretë në Kupën e Botës. Sulmuesi i krahut të majtë “gatoi” dy nga katër golat e shënuar në mbrëmjen e së shtunës, duke kombinuar saktë me shokun e skuadrës, Kylian Mbappe. 

Me këto dy asiste, ylli i Bayern Munich theu një tjetër rekord historik në këtë Kupë të Botës, duke parakaluar një ikonë si Pele. Ish-legjenda e Brazilit mbante kreun e renditjes sa i takon numrit të asisteve në një turn të vetëm me 6 të tillë dhe podiumi tashmë i përket 24-vjeçarit.

Edhe pse Franca e Deschamps e mbylli në vendin e tretë, ndonëse ishte pretendente për ta fituar trofeun, Olise mund të ndihet plotësisht krenar për arritjen e tij individuale.  

Poll

Lexo gjithashtu