Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Nga moshat U-19 deri te Kupa e Botës, Luis de la Fuente arkitekti i suksesit absolut te Spanja

Shkruar nga NEWSPORT
Nga moshat U-19 deri te Kupa e Botës, Luis de la Fuente arkitekti i
Luis se la Fuente

Luis de la Fuente ka shkruar emrin e tij me gërma të arta në historinë e futbollit, duke konfirmuar statusin e tij si një nga trajnerët më të suksesshëm të të gjitha kohërave në skenën ndërkombëtare. Pas triumfit në Kupën e Botës 2026, trajneri spanjoll ka kompletuar një "koleksion" trofesh që pak kush do ta kishte imagjinuar.

Dominimi i De la Fuente-s nuk është një rastësi, por fryt i një pune të vazhdueshme ndër vite me grupmoshat dhe ekipin e parë të Spanjës. Në vitin 2015 si fitues i Kampionatit Evropian U19, në vitin 2019 si fitues i Kampionatit Evropian U21, në vitin 2023 si fitues i UEFA Nations League me ekipin kombëtar A, në vitin 2024 si fitues i EURO 2024 dhe tani si fitues i Kupës së Botës.

Që nga marrja e drejtimit të "La Roja" në vitin 2022, ndikimi i De la Fuente-s ka qenë fenomenal. Përtej trofeve, ajo që bie në sy është qëndrueshmëria e ekipit të tij. Trajneri ka regjistruar një ecuri mbresëlënëse, duke pësuar vetëm dy humbje në të gjithë këtë periudhë.

Poll

Lexo gjithashtu