Vllaznia e mbylli me humbjen 1-2 ndaj Elbasanit, ndeshjen e fundit të Final Four, duke i dhënë fund kështu objektivit për të ngritur titullin kampion pas 25 vitesh, trofe ky që përfundoi në duart e Egnatias, i treti radhazi për rrogozhinasit.
Shkodranët e nisën mirë këtë përballje, por u përmbysën nga verdheblutë të cilët shënuan përmes Lajthisë dhe Ibrahim për tri pikët e këtij takimi.
Një disfatë që sigurisht dhemb, por edhe nxjerr në pah problematikat që “jetojnë” brenda klubit, pasi në këto momente që flasim, trajneri Edi Martini së bashku me stafin e tij kanë përfunduar edhe zyrtarisht kontratën me kuqeblutë, duke bërë që tek Vllaznia të nisin reflektimet mbi vazhdimësinë ose ndërprerjen e bashkëpunimit.
Sakaq, nga ky dështim mund të ndodhë edhe një “fshesë” largimesh. Një pjesë e konsiderueshme e lojtarëve janë me kontrata të përfunduara dhe mbetet e paqartë se si do të rrjedhojnë çështjet me ta.
E nëse titulli nuk përmbushet me sukses, nuk përjashtohet hipoteza që gjithçka të nisë nga e para, me një revolucion të pritshmën të verës. Sepse, përpara janë garat evropiane dhe Vllaznisë i duhet të bëjë “detyrat” paraprake për të të siguruar një përfaqësim dinjitoz në kualifikueset e Ligës së Konferencës.
