Pep Guardiola u nderua nga Manchester City me një ceremoni të denjë lamtumire, pasi trajneri njoftoi se do t’i jepte fund ciklit të tij 10-vjeçar me “Qytetarët” në sezonin që sapo përfundoi në Premier League.
Mes shumë momenteve që u jetësuan në kujtesën e spanjollit, ishte dhe çasti kulminant që vuri disi në siklet 55-vjeçarin.
Bëhet fjalë për mesfushorin Bernardo Silva i cili i riktheu në vëmendje videon që u bë virale, ku Guardiola po shpjegon taktikat në stol, por nga pamjet shihet qartë që askush nuk është aty.
“Pep, të gjithë duan të dinë se kujt po i flet këtu”, ishte pyetja që Silva lexoi në një skaletë, teksa trajneri u sikletos fillimisht, përpara se të shkrihej së qeshuri.
Kjo skenë epike i përket vitit 2020, kur asokohe luhej gjysmëfinalja e Kupës FA, mes Arsenalit dhe Manchesterit, përfunduar në favor të “Topçinjve” 2-0.
View this post on Instagram
