Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

EPIKE/ Egnatia nuk përmbahet pasi titullit të 3-të radhazi, rrogozhinasit i bëjnë “diss” rivalëve me pamjet virale (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
EPIKE/ Egnatia nuk përmbahet pasi titullit të 3-të radhazi,
Egnatia

Dita ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për Egnatian, pas suksesit të 3-të radhazi në “Abissnet Superiore”. Rrogozhinasit ngritën trofeun në stadiumin “Elbasan Arena”, falë fitores 2-0 përballë Dinamos, çfarë solli dhe një mbyllje dinjitoze të sezonit.

Këtë mëngjes, faqja zyrtare e klubit ka zgjedhur t’i përshëndesë tifozët e saj me një video që është bërë virale së fundmi në rrjetet sociale, ku një qen i kamufluar si luan i afrohet turmës së turistëve për t’i sulmuar, por befas, këta të fundit ia “çjerrin” maskën duke zbuluar identitetin e vërtetë.

Më interesant është fakti që klubi i Egnatias ka zgjedhur t’i përshkruajë rivalët e tyre në Superiore, si Vllaznia, Elbasani dhe Dinamon, pikërisht me qenin që tenton të ngacmojë, por realiteti është krejt tjetër.

Një mesazh ky që merr trajtën e një ngacmimi ndaj kundërshtarëve të rrogozhinasve, të cilët tentuan të mbanin të hapur garën, por nuk ia dolën dot të ndalnin dominimin e kampionëve të Shqipërisë.

Poll

Lexo gjithashtu