Andoni Iraola & Pep Guardiola
Andoni Iraola do të jetë trajneri i ri i Liverpool. Tekniku spanjoll ka vendosur të mbyllë aventurën e tij të suksesshme me Bournemouth, për të nisur një të re me “The Reds”, ku do të marrë vendin e Arne Slot të shkarkuar.
Të gjitha dokumentet për këtë marrëveshje janë gati, ndërsa 43-vjeçari do të firmosë gjatë ditëve të ardhshme. Tashmë, Liverpoolit i ka mbetur të diskutojë vetëm pjesën e stafit me spanjollin, si dhe planet për të ardhmen.
Kujtojmë se Iraola e ka nisur karrierën e tij si trajner te AEK Larnaca, ndërsa më vonë ka drejtuar edhe Mirandes, Rayo Vallecano e Bournemouth. Këta të fundit i kualifikoi në Europa League për sezonin e ardhshëm.
View this post on Instagram
Poll
