Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

ZYRTARE/ Anis Mehmeti mbetet pa trajner, “rrufe në qiell të hapur” te ekipi i Premier League! Reagon sulmuesi shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Anis Mehmeti mbetet pa trajner, “rrufe në qiell të
Anis Mehmeti

Pasi arritën të siguronin ngjitjen në Premier League, skuadra e Ipswich Town ka mbteur pa trajner. Vendimi i Kieran McKenna i ka habitur të gjithë, i cili ka vendosur të largohet.

Nga mediat angleze thuhet se 40-vjeçari nuk ka ndërmend të marrë drejtim të një ekip tjetër, të paktën për disa kohë. E paqartë nëse McKenna synon të drejtoi një klub të nivelit të lartë, apo të qëndroj në “prarapvijë” për të pritur shansin e duhur.

Ishte pikërisht protagonisti në fjalë që e ngriti Ipswich Town mes më të mirëve në elitën e futbollit anglez. Në një situatë të tillë, ekipi në fjalë duhet të gjejë një tjetër “timonier”, të aftë për t’i bërë “ballë” rivalitetit dhe presion në ligën më të fortë në botë, nivel skuadrash.

Te Ipswich gjendet edhe sulmuesi i Shqipërisë Anis Mehmeti, teksa u transferua vetëm gjatë merkatos së janarit. “Në pak kohë që punuam së bashku, ndjeva atë dashuri. Gjith të mirat shef”, ka shkruar sulmuesi i Kombëtares në lidhje me largimin e McKenna. Për Mehmetin, prezenca në Premier League është plotësim i “ëndrrës” profesionale.   

ZYRTARE/ Anis Mehmeti mbetet pa trajner, “rrufe në qiell të
"Story" i Anis Mehmetit

 

Poll

Lexo gjithashtu