Cristiano Ronaldo dhe Roberto Martinez
Cristiano Ronaldo ka marrë trajtën e “deles së zezë” te Portugalia. Jo vetëm që humbi rastin flagrant ndaj Republikës Demokratike të Kongos, e mbyllur 1 – 1, por ka sjellë edhe “trazira” në kampin e luzitanëve.
Gjatë ditës së djeshme, sulmuesi 41-vjeçar i bëri “unfollow” Joao Neves, duke krijuar më shumë tensione. Si mos të mjaftonte e gjithë kjo “panoramë”, sipas “A Bola” në Portugali, trajneri Roberto Martinez pritet ta lërë në stol Cristiano Ronaldon kundër Uzbekistanit.
Ky takim do të mbahet nesër prej orës 19:00, e ku do të përcakohet nëse informacionet e “A Bola” janë të vërteta, apo thjeshtë aludime.
View this post on Instagram
Poll
