Altin Bytyçi nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Partizanit. Mbrojtësi 25-vjeçar dhe klubi kryeqytetas kanë rënë dakord për t’i dhënë fund bashkëpunimit mes tyre.
Titullari kishte opsionin e rinovimit edhe për një tjetër sezon, por kjo nuk ndodhi. Kështu, 25-vjeçari largohet pas 2 golave dhe 2 asisteve që dhuroi në sezonin që lamë pas.
Kujtojmë që Bytyçi u bashkua me Partianin në gusht të vitit 2023, pasi mbylli aventurën me Kukësin. Ndërsa lajmin për largimin nga të kuqtë e ka bërë të ditur vetë ai në rrjetet sociale.
STORY I BYTYÇIT:
Sot po mbyllet një kapitull shumë i rëndësishëm për mua. Pas tre viteve, ka ardhur momenti të largohem nga ky ekip që për mua ishte më shumë se një klub. Kemi kaluar bashkë ditë të vështira, momente zhgënjimi, por edhe emocione e fitore që nuk do t’i harroj kurrë. Në çdo stërvitje, në çdo ndeshje dhe në çdo sakrificë, kemi qenë gjithmonë ekip dhe familje.
Një falënderim shumë special shkon edhe për tifozët, për Ultras Guerrils, që kanë qenë gjithmonë pranë ekipit në çdo moment, si në ditët më të mira ashtu edhe në ato më të vështira.
Mbështetja dhe dashuria juaj nuk harrohen kurrë. Dua të falënderoj çdo shok skuadre, trajner, staf dhe çdo person që ka qenë pjesë e këtij rrugëtimi. Largohem me zemër plot emocione, krenar që kam veshur këtë fanellë dhe mirënjohës për çdo kujtim. Partizani do të ketë gjithmonë një vend special në zemrën time. Ju uroj suksese nga zemra në vazhdim. Faleminderit për gjithçka.
