Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Erdhi nga Rusia për t’u bërë protagonist me kryeqytetasit, sulmuesi merr vendimin për të ardhmen

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Erdhi nga Rusia për t’u bërë protagonist me
Bernard Berisha

Bernard Berisha nuk do të jetë më pjesë e Dinamos për sezonin e ardhshëm. Është vetë sulmuesi i cili ka komunikuar këtë vendim të marrë në dakordësi me klubin kryeqytetas, duke shprehur mirënjohjen drejt presidentit, stafit, bashkëlojtarëve dhe në veçanti tifozëve dinamovit.

34-vjeçari shkruan në fund të postimit të tij se vendimi për klubin e ri do ta komunikojë shumë shpejt. Me fanellën e Dinamos, Berisha ishte protagonist absolut në sezonin që sapo lamë pas, duke zhvilluar 33 ndeshje mes kampionatit, Kupës dhe Superkupës, duke kontribuar me 1 gol dhe 4 asiste.

Ai ngriti lart trofeun e Superkupës së Shqipërisë, të fituar përballë Egnatias, ndërsa me kryeqytetasit e mbylli në top 4-she por pa ia dalë t'i shkonte deri në fund objektivit për trofeun e dytë. 

Përpara se të rikthehej në Shqipëri, Berisha ishte pjesë Akhmat Groznyt në kampionatin rus, ndërsa ka luajtur po ashtu edhe me Anzhi dhe Terek Groznyt. 

POSTIMI: 

"Pas marrëveshjes me klubin Dinamo, nga sot jam lojtar i lirë.

Dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për Presidentin e klubit, stafin,, bashkëlojtarët dhe të gjithë tifozët e Dinamos për mbështetjen dhe respektin gjatë kësaj periudhe. Ishte një nder të isha pjesë e këtij klubi dhe ju jam falënderues për çdo moment të përbashkët.

I uroj Dinamos shumë suksese në vazhdim, si në kampionat ashtu edhe në çdo sfidë që e pret në të ardhmen.

Ndërsa për mua fillon një kapitull i ri. Shumë shpejt do t’ju njoftoj edhe me skuadrën time të ardhshme.

Faleminderit për gjithçka!"

ZYRTARE/ Erdhi nga Rusia për t’u bërë protagonist me
Postimi i Bernard Berishës

 

Poll

Lexo gjithashtu