Esat Mala
Ditën e djeshme, klubi i Vllaznisë, zyrtarizoi në rrjetet sociale, largimin e mesfushorit Esat Mala nga shkodranët, pas 4 vitesh.
Fillimisht u tha se Teuta e Durrësit, drejtuar nga trajneri Edlir Tetova ishte shumë pranë firmës me Malën, por sipas burimeve për media, Ballkani nga Superliga e Kosovës, është gati të “prish” kalimin e 27-vjeçarit te Rrogozhinasit, madje me ofertë, ndonëse nuk jepen detaje me shifra konkrete.
Skuadra nga Suhareka nuk është “terren i pashkelur” për Malën, pasi ku luajtur te Bllakani për 1 sezon (2017-2018). Për të kuptuar vlerën e Esat Malës, mjafton të përmendim vlerën e tij sipas “Transfermarkt”, 400 mijë euro, kuotë e konsiderueshme.
Poll
