Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Klubi i Egnatias i jep leksione Vllaznisë, rrogozhinasit njoftojnë ndeshjen miqësore me vëllezërit nga Kosova

Shkruar nga NEWSPORT
Klubi i Egnatias i jep leksione Vllaznisë, rrogozhinasit njoftojnë
Egnatia

Egnatia vazhdon që të jetë një nga klubet më aktive në merkato dhe njëkohësisht ka nisur përgatitjet në Bullgari. Pikërisht në Bansko, rrogozhinasit do të zhvillojnë ditën e nesërme një ndeshje miqësore.

Klubi i Egnatias ka njoftuar se do të përballen me Ballkanin më 20 qershor, duke nisur nga ora 17:45 (në Shqipëri) dhe 18:45 (në Bullgari). Një fakt interesant dhe mjaft i bukur është që klubi rrogozhinas e quan këtë miqësore si “vëllazëri” me ekipin nga Kosova.

Kujtojmë që të njëjtën gjë nuk e bëri klubi i Vllaznisë. Këta të fundit do të përballen me Malishevën në fazën e parë kualifikuese të UEFA Conference League, por ndryshe nga rrogozhinasit, e ka quajtur ekipin nga Kosova “fqinj”.

NJOFTIMI:

NDESHJE MIQËSORE! FC Ballkani – Egnatia. Faza përgatitore vazhdon me një tjetër test të rëndësishëm për skuadrën tonë. Vëllazëri. Respekt. Futboll.

Poll

Lexo gjithashtu