Flamuri i Kroacisë, logoja e Tiranës dhe Ernest Muçi me Legia Warszawa
Sipas raportimeve në media, bëhet e ditur se klubi i Tiranës ka gjetur trajnerin e ri. Fjala është për 53-vjeçarin kroat Dean Klafuric. Profili i protagonistit në fjalë jep shumë shpresë se bardheblutë mund të ngrihen sërish në nivele të larta.
Klafuric ka drejtuar Legia Warszawa në Poloni, ku ka fituar me ish-ekipin e Ernest Muçit kampionatin dhe Kupën polake, në një kohë kur askush nuk besonte tek Klafuric.
Eksperienca e fundit e “timonierit” ballkanas rezultoi Siroki Brijeg në Premier League boshnjake. Përveçëse ka qenë shumë i lidhur me akademinë e Dinamo Zagreb, në zbulimin e talenteve, ai ka drejtuar edhe kombëtaren e vajzave të Kroacisë, konkretisht mes viteve 2009-2012.
Poll
