Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Egnatia "transformon" sulmin para Champions League, kampionët e Superiores "godasin" me titullarin e rivalëve

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Egnatia "transformon" sulmin para Champions League,
Karim Loukili

Karim Loukili është futbollisti më i ri i Egnatias. Kampionët e Superiores e kanë zyrtarizuar afrimin e tij përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sulmuesi vjen nga nënkampionët e Elbasanit, skuadër me të cilën zhvilloi një sezon impresionues dhe tashmë do të vihet në dispozicion të trajnerit Nevil Dede për fazën përgatitore.

Kujtojmë se me verdheblutë, Loukili u paraqit në 38 ndeshje, duke shënuar 4 gola dhe dhuruar 9 asiste. Më parë, 29-vjeçari ka qenë pjesë e TOP Oss në kampionatin holandez si dhe me Debrecen në Hungari, Rigan në Latvi dhe Karmiotissa në Qipro.

POSTIMI: 

"Mirë se vini Karim Loukili!

Klubi i Futbollit Egnatia njofton se sulmuesi Karim Loukili i është bashkuar zyrtarisht skuadrës dhe tashmë është pjesë e grupit në fazën përgatitore që po zhvillohet në Bansko, Bullgari.

I urojmë një mirëseardhje të ngrohtë në familjen bardhejeshile, shumë suksese, shëndet dhe sa më shumë arritje me fanellën e Egnatias."

Poll

Lexo gjithashtu