Thomas Brdaric është trajneri i ri i ekipit të Malishevës. Tekniku 51-vjeçar vendosi që të largohej nga Drenica, për të nisur një aventurë të re me Malishevën, por mbetet në Superligën e Kosovës.
Ish-trajneri i Vllaznisë ka firmosur sot dhe pikërisht ditën e sotme është bërë edhe prezantimi. Kështu, Brdaric do të rikthehet së shpejti në Shkodër, aty ku në turin e parë të UEFA Conference League, Malisheva e tij do të përballet me ish-skuadrën, Vllazninë.
“FC Malisheva ka kënaqësinë të njoftojë emërimin e krye-trajnerit të ri Thomas Brdaric. Trajneri gjerman sjell me vete përvojë të pasur ndërkombëtare, si në futbollin evropian ashtu edhe në atë aziatik, duke drejtuar klube në nivele të larta garimi”, shkruan ndër të tjera klubi nga Kosova.
View this post on Instagram
