Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

EKSKLUZIVE/ Orges Shehi s’heq dorë nga yjet e Superiores, drejtuesit e klubit OFERTË “pykës” së kampionëve

Shkruar nga Nikoll Rajta
EKSKLUZIVE/ Orges Shehi s’heq dorë nga yjet e Superiores, drejtuesit
Orges Shehi - "Abissnet Superiore"

Orges Shehi vendosi të largohej nga Tirana, për të nisur një aventurë të re me Prishtinën. Mirëpo, duket se nga Superiorja do të marrë disa elementë, madje nga kampionët e Egnatias.

Dje “Newsport.al” raportoi se klubi kryeqytetas është shumë pranë firmës me Anio Poçin. Ndërsa ditën e sotme mësohet se Prishtina i është vënë pas sulmuesit të Egnatias, Nikola Buric.

EKSKLUZIVE/ Orges Shehi s’heq dorë nga yjet e Superiores, drejtuesit
Nikola Buric

Klubi “bardheblu” i Superligës së Kosovës, i ka bërë ofertë direkte sulmuesit 29-vjeçar, raporton “Newsport.al”. Kroati shtatlartë pëlqehet shumë edhe nga trajneri Orges Shehi, duke bërë që drejtuesit e Prishtinës të “lëvizin gurët”.

Në sezonin që lamë pas, Buric mori pjesë në 40 ndeshje me Egnatian. Sulmuesi kroat ia doli që të shënonte 9 gola dhe të asistonte në një tjetër, duke marrë trajtën e protagonistit. /Nikoll RAJTA/

Poll

Lexo gjithashtu