Tirana
Vetëm para disa orësh, klubi i Gjilanit përmes postimit në rrjetet sociale, ka bërë publike vendimin për mbylljen e bashkëpunimit me mesfushorin defensiv Shqiprim Taipi.
“Shkatërruesi” pasi ka mbyllur kapitullin me klubin e kuq nga Superliga e Kosovës, është në kërkim të një ekipi të ri. Sipas raportimeve nga Kosova, Taipi është kontaktuar nga Tirana dhe kanë nisur bisedimet mes palëve.
Interesimi për 29-vjeçarin nuk mungon nga Kosova, ama deri tani “pista” më serioze duket të jetë “rekordmenët” e Shqipërisë, Tirana.
Poll
