Ardit Krymi
Ardit Krymi i ka dhënë “duart” ekipit të Vllaznisë. Edhe pse skuadra shkodrane konsiderohet “shtëpia” e fëmijërisë në planin profesional, 30-vjeçari ka ndarë “rrugët”.
Postimi i mesfushorit në rrjetet sociale, ku tregoi vendimin, u kuptua qartë se nuk ishte një “ndarje” e zakonshme mes të dyja palëve, por mes pakënaqësive të mëdha.
Burime për media bëjnë të ditur se Krymi ka gjetur akord me klubin e Tiranës. Nëse kjo marrëveshje rezulton të jetë e vërtetë, do të ishte befasi e madhe, pasi rivaliteti mes Vllaznisë dhe Tiranës gjithmonë ka qenë i një niveli “armiqësor”.
Poll
