Ish-mesfushori i Real Madridit dhe kombëtares argjentinase, Fernando Gago, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente në Santiago të Kilit, pas shfaqjes së problemeve kardiovaskulare.
Sipas mediave lokale, trajneri aktual i Universidad de Chile ndjeu shqetësime shëndetësore pas fitores 2-0 të skuadrës së tij ndaj O’Higgins, ndeshje që mbylli pjesën e parë të kampionatit kilian. Gago u transportua menjëherë në spital, ku iu nënshtrua një operacioni gjatë natës.
Portali kilian ADN raportoi se ish-futbollisti argjentinas u shtrua në spital rreth orës 03:00 të mëngjesit. Deri tani, klubi nuk ka dhënë detaje të mëtejshme mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Universidad de Chile është klubi i gjashtë në karrierën e Gagos si trajner. Më parë, ai ka drejtuar skuadra në Argjentinë dhe Meksikë, përfshirë edhe Boca Juniors gjatë sezoneve 2024 dhe 2025.
Si futbollist, Gago zhvilloi një karrierë të pasur, duke veshur fanellat e Real Madridit, Romës dhe Valencias, ndërsa me kombëtaren e Argjentinës regjistroi 61 paraqitje.
Fernando Gago sufrió un infarto y sus síntomas se empezaron a ver durante la conferencia de prensa de la U. De Chile. El DT tuvo que ser intervenido quirúrgicame de urgencia por problemas cardiovasculares.
— Federación Postera (@FedePostera) June 20, 2026
????: @bolavip pic.twitter.com/M5Oq83pQPU
