Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ZYRTARE/ “Tradhtoi” Partizanin për Dinamon, sulmuesi bën “prapa-kthehu” dhe firmos kontratë 6-mujore

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ “Tradhtoi” Partizanin për Dinamon, sulmuesi bën
Dmitriy Podstrelov kur ishte pjesë e Partizanit

Dmitriy Podstrelov është futbollisti më i ri i Altay Oskemen. Sulmuesi 27-vjeçar vendosi që të largohej nga Dinamo Minsk, për të nisur një aventurë të re në Premier Ligën e Kazakistanit.

Si lojtar i lirë, për bjellorusin klubi kazak nuk ka shpenzuar asnjë “kacidhe”. Ndërkohë që vetë Podstrelov ka firmosur një kontratë 6-mujore, pra të vlefshme deri në fund të këtij viti.

Kujtojmë që sulmuesi 27-vjeçar është emër iu njohur dhe në Shqipëri, pasi ka luajtur me Partizanin nga janari deri në korrik të vitit 2025. Pikërisht në korrik të atij viti, “tradhtoi” të kuqtë për Dinamo Minsk.

Përsa i përket aventurës në Kazakistan, për Podstrelov është një “prapa-kthehu”. Kjo për shkak se në futbollin kazak ka luajtur edhe më parë, për skuadrën e Kaspiy Aktau.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FC «Altai Öskemen» (@f.c.altai)

Poll

Lexo gjithashtu